Pjesëtari i Gardës Kombëtare të Ukrainës, qëlloi për vdekje pesë ushtarë dhe plagosi pesë tjerë brenda një fabrike të municionit në lindje të këtij vendi.
Artem Ryabchuk qëlloi me pushkë automatike të tipit kallashnikov pesë ushtarë dhe një civilë në Pivdenmash, fabrikë kjo e municionit në qytetin Dinpro, 200 milje larg kufirit rus ku 100 mijë trupa ruse janë stacionuar me urdhër të Kremlinit, transmeton Telegrafi.
Vrasjet ndodhën në kohën kur është tensionuar situata mes Ukrainës dhe Rusisë, ku kjo e fundit po kërcënon me invazion, e ushtari 20-vjeç që fillimisht u arratis nga vendi i ngjarjes është arrestuar disa minuta më vonë.
Tani janë publikuar pamjet e arrestimit të tij dhe marrjes në pyetje në pika të shkurta në vendin e ngjarjes, para se të dërgohej në stacionin më të afërt policorë.
Deri më tani motivet e këtij sulmi mbeten të panjohura, kurse kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin kur sulmuesi shihet duke shtënë me kallashnikov mbi kolegët e tij në fabrikë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?