Zonja e Parë Melania Trump, u kap në një moment të sikletshëm, ku u duk sikur me hidhërim largoi dorën e burrit të saj, Donald Trump në fund të debatit presidencial të mbrëmshëm.
Twitter shpërtheu me postime teksa shpërndau disa momente ku çifti u filmuan duke ecur jashtë skenës së bashku në Nashville, Tenesi, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Pamjet tregojnë se si Melania dhe Jill Biden bashkohen në skenë te burrat e tyre të enjten në fund të debatit të tretë dhe të fundit presidencial përpara zgjedhjeve më 3 nëntor.
Ndërsa Jill Biden përshëndeti burrin e saj Joe me një përqafim të ngrohtë, Melania thjesht qëndroi pranë Trumpit para se të merrte dorën e tij ndërsa kamerat kapnin imazhet e dy çifteve.
Por ndërsa çifti Trump u kthyen të dilnin nga skena, Melania u duk se shtrëngoi me forcën dorën nga kapja e burrit të saj dhe u largua prej tij.
Disa orë më vonë, çifti u fotografua duke mbajtur duart gjatë kthimit në Shtëpinë e Bardhë.
Kujtojmë se, javën e kaluar, Melania Trump njoftoi përmes faqes zyrtare të Shtëpisë së Bardhë detajet rreth betejës së saj kundër Covid-19 dhe zbuloi se djali i saj Baron gjithashtu ishte infektuar nga virusi. /arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...