Bomba molotov dhe ujë me presion u përdorën në Selanik të Greqisë veriore, teksa protestuesit përlesheshin me policinë të shtunën kundër vaksinimeve dhe kufizimeve të Covid-19.
Dhuna nisi në kohën kur kryeministri i vendit po jepte fjalimin e përvitshëm për ekonominë.
Edhe në Athinë policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë disa mijëra njerëz të mbledhur në sheshin kryesor, për të protestuar kundër vaksinimeve të detyruara të COVID-19.
Më shumë se 4,000 njerëz ishin mbledhur para parlamentit grek për të kundërshtuar për të tretën herë këtë muaj, vaksinimet e detyruara për disa kategori si punonjësit e shëndetësisë dhe te shtepive te kujdesit.
Një zyrtar i policisë tha se protestuesit kishin lëshuar koktejle molotiv prandaj autoritetet u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Shumica e grekëve e ka marrë vaksinën, teksa 45% përqind e popullsisë prej 11 milionë janë vaksinuar plotësisht.
Greqia ka urdhëruar ndërkohë vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë dhe të shtëpive të kujdesit.
Dje vendi raportoi 2,500 raste ditore koronavirusi./tch/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...