Agjencia detare kombëtare e Moldavisë ka thënë se një anije në “ujrat neutrale” të Detit të Zi është goditur nga një raketë, duke lënë dy anëtarë të ekuipazhit të plagosur rëndë, raporton Associated Press.
Agjencia Detare tha në një deklaratë se burimi i raketës që goditi Milennial Spirit me flamurin Moldavi të premten ishte i panjohur.
Një zjarr shpërtheu në bordin e anijes, pajisjet dhe varkat e shpëtimit u shkatërruan”, tha agjencia në një deklaratë.
“Ekuipazhi i anijes u largua nga anija i pajisur vetëm me xhaketa shpëtimi.”
Agjencia tha se kompania që operon cisternë është një person juridik ukrainas dhe anëtarët e ekuipazhit janë shtetas rusë.
Operacionet e shpëtimit u kryen nga autoritetet ukrainase, tha agjencia moldave./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...