Moldavia e “shqetësuar” nga kërcënimet e Rusisë

07:59 | 23 Prill 2022
Trina Galanxhi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur komentet e një komandanti rus i cili tha se Moska dëshiron të marrë kontrollin e Ukrainës jugore pasi do t’i jepte akses në rajonin separatist të Transnistrisë në Moldavinë fqinje.

Sipas Zelenskyt, kjo tregon se Rusia do të zgjerojë pushtimin e saj në vendet tjera dhe se Ukraina ishte vetëm fillimi, transmeton portal arbresh.info

Duke iu përgjigjur komenteve, ministria e Jashtme e Moldavisë shprehu “shqetësim të thellë” për deklaratën e komandantit rus dhe thirri ambasadorin rus.

Ai shtoi se Moldavia është një shtet neutral dhe se ky parim “duhet të respektohet nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë, përfshirë Federatën Ruse”./arbresh.info/

Të ngjashme