Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka dënuar veprimet agresive të Rusisë, pasi dy dronë kanë hyrë në hapësirën ajrore moldaviane dhe janë rrëzuar në territorin e saj, më 10 nëntor.
Njëri prej dronëve është gjetur nga policia në Boroseni Noi, fshat në veri të Moldavisë, rreth 45 kilometra larg kufirit ukrainas, ndërsa tjetri në fshatin jugor, Firladeni, 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Të dy kanë qenë dronë “mashtrues” të përdorur për të çorientuar mbrojtjen ajrore ukrainase.
“Ne i dënojmë ashpër këto inkursione agresive dhe dënojmë sërish luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë ministria përmes një deklarate.
Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Moldavia i ka regjistruar 15 incidente me kalimin e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Moldavisë.
Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e ka fituar edhe një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale, të mbajtura ditë më parë, teksa shteti ka qenë në udhëkryq, mes saj dhe Alexandr Stoianoglos, kandidat i afërt me Moskën.
Ajo bën thirrje të vazhdueshme për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian dhe është shumë kundër luftës në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...