Moldavia është shteti i radhës që është solidarizuar me Britaninë e Madhe në çështjen e helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripal.
Ky shtet ka shpallur tre diplomatë rusë persona non-grata, transmeton portali arbresh.info.
“Vendimi i autoriteteve të Republikës së Moldavisë vjen si solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën e Veriut dhe pas konkluzioneve të Këshillit Evropian të 23-24 marsit 2018, që karakterizon sulmin e Salisbury si një kërcënim për sigurinë kolektive dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha ministria në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.
Moldavia ka shprehur solidaritetin e saj me Mbretërinë e Bashkuar mbi rastin Skripal, duke dëbuar tre diplomatë rusë nga territori i saj.
Masa të ngjashme u morën një ditë më parë nga 16 vende të Bashkimit Evropian, si dhe SHBA, Kanada, Norvegji, Ukrainë dhe disa vende të tjera./Arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...