Ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të BE-së në dhjetor.
Kjo është bërë e ditur sot nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pas debatit të ministrave të jashtëm të BE-së mbi gjendjen në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ajo vlerësoi se ministrat e BE nga takimi i sotëm në Bruksel dërguan tre mesazhe kryesore në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Kjo është ftesa për formimin e një qeverie sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që rezultatet e zgjedhjeve janë bërë zyrtare. E dyta është të ketë fokusim 100 për qind në agjendën e reformave të cilën e presin shtetasit e Bosnjës, veçanërisht të rinjtë. Gjithashtu, është e nevojshme që Bosnja të përqendrohet në reformën e ligjit zgjedhor dhe shqetësimet që dalin prej saj,” tha Mogherini.
Ajo tha se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për përparimin e Bosnjë në të gjitha prioritetet e theksuara.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...