Bashkimi Europian respekton shqyrtimin e Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e vitit 2015 me Iranin, por do t’ia bëjë të qartë Uashingtonit se ajo ishte një marrëveshje ndërkombëtare e miratuar nga Kombet e Bashkuara.
“Marrëveshja bërthamore nuk i përket një vendi, ajo i takon bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Federica Mogherini në një konferencë shtypi së bashku me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që kjo marrëveshje të zbatohet”, ka shtuar ajo.
Marrëveshja historike midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha kufizon programin bërthamor të Teheranit në këmbim të heqjes së naftës dhe sanksioneve financiare kundër Republikës Islamike.
Administrate e Presidentit të SHBA-ve në prill ka deklaruar se do të fillonte një shqyrtim ndërinstitucional nëse heqja e sanksioneve kundër Iranit ishte në interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara./Arbresh.info
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...