Google ADS

Mogherini: Ekzistojnë çështje rreth të cilave SHBA dhe BE nuk pajtohen

17:17 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, tha se ekzistojnë çështje mbi të cilat nuk ndajnë mendimin të njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Mogherini ka dhënë deklaratë për mediat në shtabin e NATO-s, në të cilën arriti për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të Aleancës.

Përfaqësuesja e lartë paralajmëroi takimin me ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, duke kujtuar se Bashkimi Evropian (BE) që nga fillimi fuqishëm ka mbështetur zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë.

Mogherini në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe partnerëve evropianë do të flasë për hapat që Evropa i ka marrë në fushën e sigurisë.

“Një BE më e fuqishme në fushën e mbrojtjes do të fuqizojë NATO-n dhe do të mundësojë siguri në kontinent”, tha Mogherini.

E pyetur pse nuk merr pjesë në Konferencën e Lindjes së Mesme në Poloni, Mogherini tha se bashkëpunimi BE-NATO është i rëndësishëm dhe për këtë arsye merr pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së rikujtoi se Brukselin nesër do ta vizitojë sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Ka çështje për të cilat kemi qëndrime të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka edhe çështje me të cilat nuk pajtohemi. Kemi pikëpamje të ndryshme mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin”, rikujton Mogherini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme