Marrëveshja bërthamore iraniane Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe Iranit janë shprehur sot në mbrojtje të marrëveshjes që kufizon programin bërthamor të Teheranit, ndërkohë që pakti është kritikuar ashpër nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Marrëveshja bërthamore ishte “një arritje e madhe e diplomacisë multilaterale ndërkombëtare dhe evropiane”, tha shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në një konferencë për gazetarë në Uzbekistan, shkruan rtv21.tv .
“Bashkimi Evropian do të sigurohet që ajo të vazhdoj të zbatohet plotësisht nga të gjitha palët dhe në çdo pjesë të saj”, tha Mogherini.
Presidenti Trump më 13 tetor e ka kritikuar marrëveshjen duke refuzuar të certifikoj se Teherani është duke i përmbushur kushtet e marrëveshjes, sipas së cilës Irani është pajtuar që të frenoj programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.
Inspektorët ndërkombëtarë thonë se Irani është duke i përmbushur të gjitha kushtet e marrëveshjes bërthamore.
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...