Kompania farmaceutike Moderna bëri të ditur në një deklaratë të premten se do padisë kompaninë Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale gjatë zhvillimit të vaksinës së parë për COVID-19 të miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kompania amerikane farmaceutike dhe bio-teknologjike me qendër në Kembrixh, Masaçusets, pretendon se rivalët e saj kopjuan teknologjinë që Moderna zhvilloi vite përpara pandemisë.
Drejtoresha ekzekutive e Moderna-s, Stephane Bancel deklaroi: “Ne po i ngremë këto padi për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA që ne nisëm të zhvillonim, investuam miliarda dollarë në krijimin e saj dhe e patentuam atë gjatë dekadës para pandemisë së COVID-19”.
Vetëm një dekadë nga themelimi i saj, kompania Moderna është inovatore në teknologjinë e vaksinës së tipit “mRNA”, e cila funksionon duke u mësuar qelizave njerëzore se si të prodhojnë një proteinë që shkakton një përgjigje të sistemit imunitar.
Teknologjia ndihmoi në përshpejtimin e procesit të miratimit për vaksinat – që zakonisht duhen vite për t’u përfunduar – dhe mundësoi që vaksina ndaj COVID-19 të zhvillohej në një kohë të shkurtër.
BioNTech me bazë në Gjermani kishte punuar gjithashtu në këtë fushë kur ishte në partneritet me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave dha autorizimin e përdorimit të menjëhershëm për vaksinën Pfizer fillimisht në dhjetor 2020 – duke i dhënë më pas dritën jeshile vaksinës të prodhuar nga Moderna një javë më vonë./rel/
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...