Kompania amerikane, Moderna njoftoi sot se vaksina e tyre kundër coronavirusit është “shumë e efektshme” tek adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç.
Siç thuhet, kjo u tregua nga rezultatet e provave të plota klinike. Moderna njofton se në fillim të qershorit, do të paraqesë një kërkesë për aprovimin e vaksinës për këtë grupmoshë te “organet rregullatore në të gjithë botën”.
Vaksina Pfizer tashmë është aprovuar për adoleshentë në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, raporton cnbc.
Studimi përfshiu më shumë se 3,700 të rinj mes moshës 12 dhe 17 në Shtetet e Bashkuara, nga të cilët dy të tretat morën vaksinën dhe një e treta morën placebo.
Pas një doze, vaksina është 93 për qind efektive, specifikon kompania.
Vaksina është “përgjithësisht e tolerueshme mirë” dhe “deri më tani nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me sigurinë e saj”, shton Moderna.
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim