Leslie Cofresi, menaxheri i barit “La Factoria”, i zgjedhur një ndër 50 baret më të mira në botë, filloi të qaj me dëshpërim, kur pa stafin e tij të dërrmuar një ditë pasi vendi u godit nga Uragani Maria.
Pa energji elektrike, pa ujë nëpër shtëpi, 25 punonjës erdhën për të ndihmuar rreth pastrimit të lokalit. E vendosur në pjesën e vjetër të Suan Juan, bari “La Factoria” është vendi ku u xhirua edhe kënga Despacito, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Por, pasi gati një muaj nga stuhia që shkatërroi vendin, mbijetesa në Puerto Rico po varet në një fije peri.
Nëse Cofresi nuk arrin që të sjellë energjinë në bar, ai e di se do ta ketë të pamundur të mbajë punonjësit në punë dhe për më tepër, e ka të pamundur t’i bindë ata që të vazhdojnë të jetojnë në Puerto Rico.
“Nuk e di se edhe për sa kohë mund të jetohet kështu. Të gjithë të rinjtë këtu janë të shkolluar, prandaj ata kërkojnë punë. Tani ata kanë filluar edhe të largohen nga ishulli”, tha ai.
Rritja e papunësisë është duke shënuar rekord, ndërsa më shumë se 80 përqind e ishullit ende nuk kanë energji elektrike. Rreth 40 përqind e banorëve ende nuk kanë sinjal të telefonave celularë. Rreth një e treta e vendit nuk ka ujë të pijshëm.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ende nuk ka dhënë ndonjë ndihmë zyrtare për vendin, ndërsa ka theksuar se “Puerto Rico duhet të marrë vetë përgjegjësitë në dorë dhe të punojë për vendin”.
Vendit i kanë ardhur në ndihmë shumë artistë, përfshirë Jennifer Lopez, Mark Anthony, Jennifer Aniston dhe shumë të tjerë./arbresh.info/
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...