Mbretëria e Bashkuar, është bërë vendi i parë që fillon vaksinimin e qytetarëve të saj me Pfizer, ndaj sëmundjes pandemike, virusit COVID-19.
Baki Ejupi, mjeku kosovar në Britaninë e Madhe, ka thënë që nga qytetarët atje, ka pasë mjaft interesim për të marrë vaksinën.
“Ka një interesim të shtuar tek qytetarët këtu, që të marrin vaksinën. Ka edhe tek disa skepticizëm, por në përgjithësi është pritur shumë mirë dhe njerëzit janë të interesuar të marrin vaksinën. Ata e dinë që është një plan veprimi që të gjithë duhet t’i përmbahemi”.
Ejupi në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që në bazë të kategorizimeve, pleqtë do të vaksinohen të parët.
“Autoritetet këtu për vaksinim dhe imunizimim, kanë vënë kategorizimin e pacientëve në bazë të moshës dhe sëmundjeve përcjellëse. Në grupmosha janë renditur edhe grupet që do të kenë akses në vaksinim të parët”.
“Të parët, janë të gjithë pleqtë që janë në përkujdesje në shtëpinë e pleqve. Pastaj, vijnë të gjithë mbi 80 vjeçarët, 75 vjeçarët e tutje. Plani është që të gjithë personat në Britani të Madhe të moshës 50 vjeçare e tutje, të vaksinohen”, u shpreh ai.
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...