Një mjek 57-vjeçar që rezultoi pozitiv me coronavirus, i cili punonte në një spital në qytetin Codogno, ka ndërruar jetë.
Sipas mediave të huaja, Marcello Natali ishte i shtruar në një spital në Cremona, ndërsa u transferua në Milano pasi zhvilloi pneumoni të dyfishtë.
Para se të testohej për Covid-19, në një intervistë për Euronews kishte thënë se duhej të punonte pa dorëza.
“Ato kanë mbaruar”, është shprehur ai.
Ai gjithashtu tha se në Codogno dhe në një vend aty pranë, Casale, 14 mjekë ishin në karantinë ose u shtruan në spital që nga data 28 shkurt.
“Ne nuk ishim të përgatitur për coronavirus, ne u rritëm duke menduar se një pilulë kundër gjithçkaje ishte e mjaftueshme”, është shprehur Natali.
Vdekja e Marcello Natali u konfirmua nga një përfaqësues i Federatës Italiane të Praktikuesve të Përgjithshëm, i cili tha se ai vuante nga pneumonia e dyfishtë për shkak të coronavirusit./medial/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...