“Numrat janë ata që thonë mediat. Ka një ulje të të shtruarve në spital, por kjo nuk është e tillë që të parandalojë sistemin shëndetësor të dalë jashtë sistemit”, ka thënë Dr. Filippo Anelli, president i Federatës Kombëtare të Urdhrave Mjekësorë në Itali.
Sipas tij, në Romë ambulancat janë bllikuar për një kohë të gjatë për shkak të numrit të pacientëve, ndërkaq theksohet se zona e Lombardisë është e goditur më keq, shkruan Il Mattina, transmeton portal arbresh.info
Autoritetet italiane theksojnë se në spitalet që janë në zonën e Lombardisë, krevatët janë të stërmbushur, ndërkaq në Romë edhe disa hotele të njohura luksoze kanë vendosur që të lëshojnë dhomat e tyre për pacientët me Covid-19, ku 30 euro është nata.
Italia ka regjistruar 504 vdekje të reja nga coronavirusi
Edhe pse raportohet për rënie të numrave të pacientëve me koronavirus, besohet se sistemi shëndetësor në Itali nuk është aspak në gjendje të mirë. Nëse rritja në vendet spitalore të zëna nga pacientët Covid-19 mbetet konstante, ne do ta gjejmë veten me 4,780 shtretër të zënë në kujdesin intensiv nga pacientët Covid-19, pra rreth 20 përqind më shumë se kulmi historik që ishte në Itali më 3 prill.
Në valën e parë të epidemisë së koronavirusit, Italia ishte vendi me numrin më të madh të të prekurve nga infeksioni i koronavirusit, por në valën e dytë Belgjika e ka lënë Italinë pas në renditje.
Italia, sikurse shumë vende tjera në Europë ka vendosur një izolim të dytë në vend me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit.
Izolimi i dytë është pritur me protesta të mëdha në disa vende të Italisë, pasi qytetarët thonë se nuk mund ta përballojnë ekonomikisht edhe një izolim të dytë./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...