Mjekët për të Drejtat e Njeriut (PHR), një grup mjekësh që punojnë me refugjatët Rohingya në Bangladesh, thonë se të dhënat mjekësore dhe shkencore tregojnë për nivelin e dhunës dhe vuajtjeve që kanë përjetuar refugjatët në duart e ushtrisë dhe civilëve të Myanmarit.
Kjo organizatë jo fitimprurëse me bazë në Shtetet e Bashkuara, thotë se në Mianmar janë kryer masakra të nivelit për t’u cilësuar krime kundër njerëzimit:
Në raportin “Ju lutemi tregojini botës se çfarë na kanë bërë”, grupi PHR detajon gjetjet e tyre rreth masakrës në fshatin Chut Pyin në rajonin Rakhine të Myanmarit.
“Provat që kemi mbledhur nga hetimet tona në terren dhe provat mjeko-ligjore në veçanti, tregojnë se pasditen e 27 gushtit të vitit të kaluar, u krye një sulm në shkallë të gjerë dhe i koordinuar kundër civilëve, veçanërisht atyre Rohingya, në Chut Pyin. Në sulm u përdorën lloje të shumta të armëve kundër grave, fëmijëve dhe burrave që jetonin në atë fshat” – thotë Homer Venters, i organizatës PHR.
Refugjatët e arratisur Rohingya kanë treguar ngjarje prekëse, se si ushtria digjte fshatrat e tyre në rajonin Rakhine. Banorët e plagosur “shërbejnë si dëshmi mjekësore për të vërtetuar dëshminë e të mbijetuarve” për vrasjet, rrahjet, dhe format e tjera të dhunës që ndodhën atë ditë”, tha PHR.
“Të mbijetuarit me të cilët biseduam, thanë se ushtarët erdhën rreth fshatit në pasditen e datës 27 gusht dhe filluan të qëllojnë me armë. Ata u përhapën nëpër fshat dhe u thanë njerëzve të dalin nga shtëpitë e tyre. Ushtarët dhe civilë jo-Rohingya, filluan të vrisnin të mbijetuarit dhe të kryenin dhunës seksuale të koordinuar dhe të planifikuar. Në bazë të këtyre dëshmive dhe provave mjeko-ligjore që kemi mbledhur, këto akte duhet të hetohen si krime kundër njerëzimit”.
Shtatëmbëdhjetë nga 22 të mbijetuarit e Chut Pyin të trajtuar nga PHR kishin plagë nga armët e zjarrit.
PHR është një organizatë me qendër në Shtetet e Bashkuara, që përdor shkencën dhe mjekësinë për të dokumentuar dhe tërhequr vëmendjen ndaj masakrave masive dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.
Më shumë se 700,000 Rohingya janë larguar nga rajoni Rakhine i Mianmarit që nga gushti 2017, pasi sulmet e militantëve Rohingya kundër forcave të sigurimit shtetëror u pasuan me raprezaljet e ushtrisë.
Kombet e Bashkuara thonë se ushtria u hakmorr në një mënyrë të organizuar, sistematike dhe të koordinuar, duke i quajtur veprimet e ushtrisë si një “shembull tipik” i spastrimit etnik./VoA/
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!