Kuba e udhëhequr nga komunistët ka deklaruar se ka dërguar një brigadë mjekësh dhe infermierësh për në Itali, me qëllim që t’i vie në ndihmë vendit që është prekur më së shumti nga koronavirusi në Europë.
Ishulli i Karaibeve ka dërguar “ushtritë e rrobave të bardha” në vendet e katastrofës në të gjithë botën kryesisht në vendet e varfra që nga revolucioni i tij në 1959. Mjekët e saj ishin në vijën e parë në luftën kundër kolerës në Haiti dhe kundër ebolës në Afrikën Perëndimore në vitin 2010, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, me brigadën 52-forcëshe, kjo është hera e parë që Kuba dërgon një kontigjent emergjence në Itali, një nga vendet më të pasura në botë, duke demonstruar shtrirjen e diplomacisë së saj mjekësore.
Kjo është brigada e gjashtë mjekësore që Kuba ka dërguar ditët e fundit për të luftuar përhapjen e sëmundjes së re jashtë vendit. Ajo ka dërguar kontigjentë tek aleatët socialistë në Venezuela dhe Nikaragua, si dhe Xhamajka, Suriname dhe Grenada.
Mjekët francezë padisin kryeministrin për mosveprim ndaj Covid-19
Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi, që fillimisht shpërtheu në Kinë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar për gati 800 vdekje nga Covid-19.
Kuba ka një sistem të fuqishëm të kujdesit shëndetësor, e cila u ndihmua nga zhvillimi ekonomik nga ish-aleti i Bashkimi Sovjetik, megjithëse disa nga ato përparime kanë humbur që nga rënia e bllokut komunist.
Kuba, e cila është e njohur për gatishmërinë e saj për fatkeqësi, po rrit masat edhe në shtëpi për të frenuar ngjitjen e koronavirusit. Njëzet e pesë raste janë konfirmuar deri më tani.
Presidenti Miguel Diaz-Canel njoftoi se vendi do të mbyllë kufijtë dhe pritet që të ekonomia të pësoi goditjen më të madhe nga turizmi.
Mijëra mjekë dhe studentë të mjekësisë gjithashtu po shkojnë derë më derë duke monitoruar komunitetet e tyre lokale./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...