Mjekët indianë kanë larguar një veshkë që peshonte 7.4 kilogramë, gati sa dy foshnje të porsalindura nga një pacient.
Besohet të jetë veshka më e madhe që është hequr ndonjëherë në Indi – një veshkë zakonisht peshon midis 120-150g, transmeton portali arbresh.info.
Pacienti vuante nga një gjendje e quajtur Sëmundja Autosomale Policistike e Veshkave, e cila bën që cistat të rriten në të gjithë organin.
Një mjek i përfshirë në operacion tha që veshkat e mëdha ishin të zakonshme në pacientët me sëmundje.
Sidoqoftë, Dr Sachin Kathuria, nga spitali Sir Ganga Ram në Delhi, tha se mjekët në përgjithësi nuk do të heqin organin nëse nuk ka simptoma të infeksionit dhe gjakderdhje të brendshme, pasi ato po kryenin të paktën disa funksione filtrimi në trup.
“Ky pacient kishte kontraktuar një infeksion të keq që nuk po i përgjigjej antibiotikëve, dhe përmasat masive të veshkave po i shkaktonin pacientit vështirësi në frymëmarrje, kështu që ne nuk kishim zgjidhje tjetër përveç se ta heqim atë”, tha ai./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?