Google ADS

Mjekët gjermanë kundërshtojnë testet e moshës për azilkërkuesit

20:45 | 2 Janar 2018
Trina Galanxhi

Mjekët gjermanë kanë kundërshtuar propozimet që azilkërkuesit t’i nënshtrohen testeve mjeksore, me qëllim që të  përcaktohet mosha e tyre e saktë.

Shoqata Mjekësore Gjermane (Bundesärztekammer) tha se kontrollet janë gabim etik dhe nuk janë të besueshme, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Politikanët konservatorë kanë bërë thirrje për analiza si rrezet X për t’u siguruar që migrantët e rinj nuk gënjejnë rreth moshës.

Migrantët që kanë arritur në Gjermani gjatë vitit 2015 kanë gënjyer për moshën me qëllim që të shmangin deportimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme