Mjekët francezë kanë paditur kryeministrin e vendin Edouard Philipe dhe ish-Ministren e Shëndetësisë, Agnez Buzyn për mosveprim dhe për mbajtjen sekret të infomacioneve mbi përhapjen e koronavirusin.
Ankesa u dërgua në Gjykatën e Republikës më 19 mars, informon gazeta Le Figaro, transmeton portal arbresh.info
Punëtorët e shëndetësisë e kanë quajtur mosveprimin e qeverisë si ‘gënjeshtër qeveritare’.
Bllokadë në Francë, për ta frenuar koronavirusin
Ata argumentojnë se qeveria duhet të ketë ruajtur maska, teste dhe materiale të tjera të nevojshme mjekësore pasi të shfaqeshin informacione për masën e katastrofës, por nuk bënë asgjë.
Vetë Buzyn në një intervistë për Le Monde, deklaroi se kur dha dorëheqje janarin e kaluar, e dinte për ‘tsunamin e afërt’.
Ankesa së pari do të shqyrtohet nga një komision i veçantë që mund ta refuzojë atë. Nëse gjykata vendos në favor të mjekëve, Philippe dhe Buzyn do të përballen me një dënim me dy vjet burg dhe 30,000 euro gjobë./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030