Google ADS

Mjekët e shpëtojnë një foshnje në Gaza, e nxjerrin nga barku i nënës që vdiq

09:28 | 25 Tetor 2023
E.H

Mjekët në një spital në Gaza arritën të shpëtonin një foshnjë të palindur me prerje cezariane urgjente – pasi nëna e saj u vra gjatë një sulmi ajror.

BBC raportoi mbrëmë se nëna u plagos rëndë gjatë një sulmi izraelit në qytetin Khan Younis, transmeton Arbresh.info.

Babai i foshnjës u vra gjatë sulmeve, ndërsa nëna shtatzënë u dërgua në spitalin Nasser.

Në atë kohë, nëna ishte ende gjallë – “duke luftuar për jetën e saj dhe të foshnjës së saj”.

Raportime të shumta, duke cituar spitalin, tani thonë se nëna ka vdekur. Foshnja e saj i mbijetoi prerjes cezariane dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme