Mjegulla bllokon Stambollin

01:34 | 19 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Mjegulla e dendur ka bllokuar sot shërbimet ajrore dhe të trageteve, po ashtu dhe trafikun në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll.

Në një deklaratë, prefekti i Stambollit theksoi se trafiku ajror u kthye në normalitet pas ndërprerjes në orën 06:39 sipas orës lokale për shkak të mjegullës së dendur në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gokçen” të Stambollit, në anën aziatike.

Dukshmëria e dobët shkaktoi vështirësi për shoferët veçanërisht në autostradat TEM dhe D100 të qyteti./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme