‘Mjaft me llogaritje cinike’, Erdogan: Turqia duhet të hyjë në BE

01:25 | 23 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Bashkimit Evropian të martën të rifillojë bisedimet që vendi i tij të bëhet përfundimisht një anëtare e unionit.

Komentet e presidentit turk vijnë pasi lufta në Ukrainë i ka lejuar Ankarasë të kthehet në skenën ndërkombëtare si ndërmjetëse në konflikt.

” Zhvillimet e fundit globale kanë theksuar vlerën e shtuar të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. Ne presim që BE të hapë shpejt kapitujt e negociatave të anëtarësimit pa iu nënshtruar llogaritjeve cinike” tha Erdogan.

Deklaratën e tij ë mbështeti edhe kryeministri hollandez Mark Rutte, i cili ishte në Ankara për një vizitë zyrtare: Dua të them këtu se Turqia ka një rëndësi të madhe politike dhe ushtarake për aleancën (NATO) dhe natyrisht ky vend është gjithashtu një partner i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Për ne, si një vend i Evropës Perëndimore, lufta në Ukrainë ndihet relativisht afër, por është shumë më afër këtu, në Turqi me kufijtë në Detin e Zi. Turqia po luan një rol kyç në lidhje me këtë konflikt dhe jam shumë i kënaqur që Presidenti Erdogan e ka marrë këtë rol.

Negociatat për pranimin e Turqisë në BE-në filluan në vitin 2005, por kanë ngecur në vitet e fundit për shkak të tensioneve midis dy palëve, pasi BE ka akuzuarTurqinë se po largohet nga sundimi i ligjit dhe vlerat e tjera mbi të cilat është themeluar blloku./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme