Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalimin e fitores.
Ai e ka quajtur fitoren si një ‘tërmet’ politik, ndërsa është shprehur se qytetarët duan një qeveri të pavarur.
“Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha Kyriakos Mitsotakis nga zyrat e partisë në Pire, menjëherë pas fitores së madhe në zgjedhje .
Kyriakos Mitsotakis foli për një “tërmet politik”, ndërsa u shpreh krenar dhe i prekur nga “përqindja mbresëlënëse” dhe tha se do të përshpejtonte procedurat për shfaqjen e një qeverie të pavarur.
“Pjesëmarrja e mërgimtarëve tanë ishte një mesazh shpresëdhënës shtesë. Faleminderit atyre që na nominuan si fitues. Me votën e tyre treguan se e njohën atë që bëmë në këto katër vite. ‘ND’ ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë autonome, këtë na kërkuan në mënyrë të theksuar dhe absolute. Na kërkuan që të ecim më shpejt në rrugën e reformave të guximshme”, tha Mitsotakis./a2news/
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët