Një raport nga një grup i monitorimit me qendër në SHBA, vjen mes spekulimeve për shëndetin e liderit të Koresë Veriore.
Treni privat që i përket Kim Jong-un është parë në një qytet turistik në lindje të vendit, treguan imazhe satelitore, mes raporteve kontradiktore në lidhje me shëndetin dhe vendndodhjen e Kim Jong Un, transmeton portal arbresh.info
Në raportin monitories thuhet se treni ishte parkuar në Ëonsan mes dative 21 dhe 23 prill. Stacioni është i rezervuar për përdorimin e familjes Kim, sipas qendrës së hulumtimit me bazë në Uashington.
“Prania e trenit nuk e vërteton vendndodhjen e liderit të Koresë Veriore, dhe nuk tregon asgjë në lidhje me shëndetin e tij, por u jep rëndësi raporteve që Kim është duke qëndruar në një zonë elitare në bregdetin lindor të vendit”, thuhet në raport.
Spekulimet mbi shëndetin e Kim u ngritën pas mungesës së tij në përvjetorin e lindjes së babait themelues të Koresë Veriore, Kim II Sung, i cili është edhe gjyshi i liderit.
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut raportuan për herë të fundit për vendndodhjen e Kim kur ai kryesoi një takim në 11 prill.
Kina ka dërguar një ekip në Korenë e Veriut përfshirë ekspertë mjekësorë për të këshilluar Kim, raportoi agjensia e lajmeve Reuters, duke përmendur tre persona të njohur me situatën.
Trashëgimëtar i tretë i gjeneratës familjare, Kim erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij në vitin 2011. Kim nuk ka pasardhës të qartë në një vend me armë bërthamore, i cili mund të paraqesë një rrezik të rëndësishëm ndërkombëtar./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...