Një studim i ri i publikuar në revistën “Public Library of Science” synon t’i përgjigjet pyetjes së vjetër rreth ndërtimit të piramidave. Ekzistojnë disa teori rreth mënyrës sesi egjiptianët e lashtë lëvizën/ngritën blloqet e mëdha të gurit dhe para nesh është teza e fundit.
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët përdorën ujin ndërsa fokusi i tyre është Piramida Dosjer e ndërtuar rreth vitit 2650 para Lindjes së Krishtit. Ata besojnë se ndërtuesit përdorën një “sistem ngritës hidraulik me energji uji”, raporton nypost.
Teoritë e mëparshme sugjerojnë se një sistem rampash dhe levash është përdorur për të ngritur strukturën në një lartësi të caktuar.
Studimi i fundit, megjithatë, përshkruan se si arkitektët përdorën kanalet e ujit aty pranë për procesin e ndërtimit, ngjashëm me mënyrën se si fermerët e asaj kohe vaditnin të mbjellat.
“Egjiptianët e lashtë njihen si pionierë të hidraulikës përmes kanaleve vaditëse dhe maunave për transportimin e gurëve të mëdhenj. Ky studim nis një linjë të re kërkimi – përdorimin e forcës hidraulike për të ngritur strukturat masive”, thanë studiuesit.
Ata thonë më tej se egjiptianët e lashtë përdornin ujë nën presion për të transportuar blloqe të mëdha guri në nivelet e sipërme të strukturës në rritje, në një stil “ashensor hidraulik”.
Ata besojnë se kanë gjetur prova të një sistemi unik filtrues uji dhe hidraulik në piramidën e Djoserit që rregullonte rrjedhën nga kanalet aty pranë. Edhe pse boshti i madh në qendër të piramidës ishte i njohur tashmë, studiuesit paraqesin një teori të re për qëllimin e saj.
Së pari, ata tregojnë Gisr el-Mudir, një strukturë e lashtë guri në perëndim të piramidës së Djoserit. Funksioni i saj nuk është konfirmuar kurrë dhe studiuesit thonë se mund të ketë vepruar si një digë, duke mbledhur reshjet dhe duke i drejtuar ato drejt piramidës përmes një sistemi tubash.
Sipas ekspertëve, rrjedha e ujit mund të kontrollohej për të zbrazur boshtin, gati për t’u përdorur përsëri kur të mbërrijë ngarkesa e radhës me shkëmb.
Më parë, Gisr el-Mudir mendohej se ishte një strehë bagëtish, një vend ceremonial për adhurimin e perëndive, apo edhe një piramidë e papërfunduar.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...