Google ADS

Miss Turqisë i hiqet titulli për shkak të një postimi në mediat sociale

01:54 | 23 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Fituesja e Miss Turqisë 2017 është zhveshur nga kurora e saj për shkak të një postimi në Twitter.

Itir Esen, 18 vjeç, në rrjetin social e kishte krahasuar gjakun e ‘martirëve’ që humbën jetën gjatë përpjekjes për grusht shtet të vitit të kaluar, me ciklin menstrual, transmeton portali arbresh.info

Organizatorët e konkursit e kanë vlerësuar postimin e saj si të ‘papranueshëm’ dhe kanë konfirmuar se Esenit i është hequr titulli disa orë pasi ka fituar.

Esen përmes llogarisë së saj në Instagram ka thënë se ‘postimi i saj nuk ishte politik’.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, personave që humbën jetën gjatë korrikut të vitit të kaluar u referohet si ‘martirë’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme