Një prej misioneve më misterioze të ushtrisë amerikane ndodh prej dy vitesh në hapësirë dhe për herë të parë që nga ajo kohë, mini-anija hapësinore X-37B, thuhet se do të rikthehet në shtëpisë.
X-37B u hodh në hapësirë pa shumë detaje në lidhje me misionin e saj, më 20 maj të 2015.
Ekspertët thonë se NASA po përgatitet në Florida për pritjen e kësaj anijeje, por vetë ushtria mohoi këtë.
“Air Force” thanë se X-37B vazhdon të jetë në hapësirë dhe të kryejë manovra testuese, çka do të thotë se nuk do të ulet në tokë, të pakën jo së shpejti.
Lidhur me misionin varianti zyrtar është ai i kryerjes së testimeve të një teknologjie që mundëson manovrimin më të thjeshtë dhe më efikas të satelitëve në hapësirë, por shumë janë skeptikë për këtë, transmeton tch.
Ajo që dihet më saktësi, të paktën sipas përshkrimit të ofruar nga kompania prodhuese, Boeing, X-37B fluturon në orbitën e ulët të Tokës nga 177 kilometra lartësi deri në 800 kilometra.
…dhe duket se misteri i X-37B do të vazhdojë edhe për shumë kohë dhe teoritë se ndodhet në orbitë për të bombarduar prej andej, apo për të rrëzuar satelitët e tjerë do të vazhdojnë të qarkullojnë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...