Në shënim të 25-vjetorit të ndërhyrjes së të NATO-s ndaj krizës humanitare në Kosovë, Misioni i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka lëshuar një komunikatë për media.
“Përfundimi i krizës humanitare në Kosovë ishte arsyeja e nisjes së operacionit “Forca Aleate” e aleancës së NATO-s, njoftoi Misioni i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me rastin e njëzet e pesë vjetëve nga ndërhyrja e Aleancës së Atlantikut të Veriut në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë”, thuhet në deklaratën Misionit të SHBA-vë në OSBE.
Sipas Misionit të SHBA-ve në OSBE, njëzet e pesë vjet më parë, NATO filloi Operacionin Forcat Aleate për t’i dhënë fund krizës së vazhdueshme humanitare në Kosovë.
“Pas shterimit të të gjitha rrugëve diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit, veprimi ushtarak ishte opsioni i fundit. “Përdorimi i forcës nga NATO ishte i nevojshëm dhe legjitim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësime për situatën e rëndë humanitare në Kosovë, numrin në rritje të refugjatëve dhe kërcënimin që paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që ndodhi një çerek shekulli më parë. Ne kujtojmë mijëra njerëz të pafajshëm që u vranë ose që mbetën të zhdukur, dhe qindra mijëra të dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviqit dhe forcave të tij”, thuhet në deklaratën Misionit të SHBA-vë në OSBE.
Duke e njohur këtë të kaluar të errët dhe të vendosur për të siguruar që ajo të mos përsëritet, Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian të rajonit.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve në rajon që të përqendrohen në përfundimin e detyrës për ndërtimin e një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm, të begatë, multietnik dhe të sigurt. Shtetet e Bashkuara festojnë përparimin tuaj drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ju për të forcuar qeverisjen demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut, zbatimin e reformës zgjedhore, avancimin e lirisë së medias, përmirësimin e integrimit ekonomik dhe ruajtjen e bashkëpunimit dhe respektit multietnik”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, një e ardhme më e ndritur për Ballkanin Perëndimor kërkon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke.
“Ne e mbështesim plotësisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është rruga e vetme drejt së ardhmes që e meritojnë të gjithë kosovarët dhe serbët. Si gjithmonë, falënderojmë misionet e OSBE-së në Kosovë dhe Serbi për punën e tyre aktive për të ndihmuar të dyja vendet të realizojnë synimet e tyre për integrim më të madh evropian, përfshirë anëtarësimin në BE. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të nderojnë kujtimin e atyre që humbën duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe të begatë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën Misionit të SHBA-vë në OSBE./rtk
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...