Mishi artificial acaron kasapët e Evropës

19:51 | 12 Maj 2019
Arbresh.info

Ndërsa presin me thikë qafën e derrit, copëzat e trurit apo të brendshmet e bagëtive, kasapët e rinj në një panair në Frankfurt i shohin me dyshim produktet e ashtuquajtura të mishit të rremë, që janë ekspozuar po ashtu. Ata habiten madje me faktin që mishi i rremë duket i kërkuar.

“Si kasap, nuk mund ta pranoj që ne duhet t’i drejtohemi plastikës”, tha Paolo Desbua.

Paolo Desbua, një kasap francez 18-vjeçar, i referohet hamburgerëve sintetikë, salsiçeve dhe kotoletave në Konventën e industrisë së mishit “IFFA”.

Koncepti që kafshët janë mish dhe bimët jo nuk është sfiduar kurrë. Por, gjithnjë e më shumë, produktet me proteina bimore po përpiqen të hyjnë fort në tregun e mishit. Me prejardhje nga soja, bizelet apo fasulet, produktet sintetike po prodhohen tani duke lënë mënjanë kafshët.

“Thjesht nuk është e mundur të punosh me mish sintetik”, tha më tej francezi 18-vjeçar.

Produktet e bëra me mish të rremë po marrin shumë vëmendje së fundmi, me mbështetjen e investitorëve me oreks për qoftet dhe salsiçet bimore, si pjesë të dietave të reja.

Nëse zëvendësuesit e mishit do të mund të zëvendësojnë në masën 100 për qind shijen, ngjyrën dhe përbërjen e një cope të freskët mishi nga një kafshë e therur, kjo është e debatueshme. Por, për këta kasapë të rinj, popullariteti në rritje i tyre do të ketë padyshim pasoja në aktivitetin e tyre./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme