Qeveria e Egjiptit njoftoi se e mirëpret marrëveshjen e palëve ndërluftuese në Libi për armëpushim të ndërsjellë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti egjiptian, Adel-Fattah el-Sisi, në një deklaratë nga llogaria e tij zyrtare Facebook theksoi: “Mirëpres deklaratat e bëra nga Këshilli Presidencial dhe Kuvendi i Përfaqësuesve (të Tobrukut) për zbatimin e armëpushimit të menjëhershëm dhe ndalimin e operacioneve ushtarake në gjithë territoret e Libisë”.
Armëpushimi është një hap i rëndësihëm për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurimin e zgjidhjeje politike në Libi, deklaroi Sisi, duke vënë në dukje se për zbatimin e armëpushimit është e nevojshme që Sirte dhe Al-Jufra të shpallen zona të demilitarizuara.
Ndër të tjera, Sisi bëri thirrje që në mars 2021 në Libi të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj, sot i dha urdhër të gjithë forcave ushtarake në vend për zbatimin e një armëpushimi të menjëhershëm dhe ndalimin e operacioneve ushtarake.
Nga ana tjetër, edhe Aguila Saleh, kreu i parlamentit të Trobrulut, aleati politik i liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, njëkohësisht me deklaratën e Sarraj-it për armëpushim, bëri thirrjen për “armëpushim të menjëhershëm dhe që Sirte të jetë rajoni i përkohshëm organizativ për Këshillin e ri Presidencial që do të formohet”.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?