Projektligji që parasheh ndalimin e këndimit të ezanit me altoparlantë në orë të caktuara është pranuar në raundin e parë të votimeve në Kuvendin e Izraelit.
Për projektligjin që parasheh të ndalojë këndimin e ezanit me altoparlantë nga ora 23:00 deri në orën 07:00, 55 deputetë kanë votuar pro, ndërsa 48 deputetë kanë votuar kundër tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Deputetët arabë në Knesset kanë shprehur reagimet e tyre pas shpalljes së rezultatit të votimit duke brohoritur tekbire”.
Ahmed Tijbi, deputeti arab i cili u ngjit në foltore pas votimit, tha se “Ezani është thirrje për namaz. Ai do të jehojë në këto troje edhe përkundër Netanyahut dhe mbështetësve të tij të djathtë ekstremë”.
Në mënyrë që projektligji të miratohet përfundimisht, ai duhet të pranohet edhe në dy raunde të tjera në Knesset.
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...