Google ADS

Miratohen rregulla të reja për të Drejtën e Autorit

16:04 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Parlamenti Evropian (PE) njoftoi të martën për miratimin e rregullave të reja për të drejtat autoriale në internet, raporton Anadolu Agency (AA).

Creatives dhe publikuesit e lajmeve do të marrin kompetenca shtesë për të negociuar me gjigantët e internetit në përputhje me rregullat e reja të të drejtave të autorit, thuhet në njoftimin e PE-së.

Rregullat e reja që përfshijnë “masa mbrojtëse për lirinë e shprehjes”, u miratuan me mbështetjen e 348 votave, ndërsa 274 eurodeputetë ishin kundër dhe 36 të tjerë abstenuan nga votimi.

Rregullativa e re ligjore do t’u mundësojë krijuesve të përmbajtjeve, muzikantëve, interpretuesve, autorëve të skriptave online si dhe botuesve të lajmeve, të negociojnë marrëveshje me të favorshme me gjigantët e teknologjisë, siç janë YouTube, Facebook dhe Google News.

“Aktualisht, kompanitë e internetit kanë joshje për të nënshkruar marrëveshje licencimi me pronarët e të drejtave autoriale nga shkaku se nuk i nuk konsiderohen ata përgjegjës për përmbajtjen të cilën e ngarkojnë përdoruesit e tyre”, tha Parlamenti.

Theksohet se rregullativa e re ligjore do të bëjë kompanitë e internetit të jenë të detyruara që bartësve të të drejtave autoriale t’u sigurojnë marrëveshje korrekte licencimi.

Parlamenti Evropian thotë se platformat jokomerciale, siç është Wikipedia nuk do preken nga ky ligj.

Eurodeputeti Axel Voss, nga ana e tij tha se “kjo direktivë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të çështjes e cila kishte lejuar që disa kompani të fitojnë shuma të mëdha parash pa paguar siç duhet mijëra krijues dhe gazetarë nga puna e të cilëve ata varen”.

Ai shtoi se kjo njëherësh mbron demokracinë, shton lirinë e shprehjes dhe inkurajon fillimin dhe zhvillimin teknologjik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme