Qeveria e koalicionit ka hartuar ligje të reja që i japin përparësi arsimit, moshës dhe sigurisë financiare. Ligjet janë të bazuara në modelin kanadez.
Qeveria e Gjermanisë ka njoftuar në orët e hershme që janë pajtuar për ligjet e reja të emigracionit pas disa muajve poshtë e lartë për politikat e imigracionit, transmeton portali arbresh.info.
Ligjet e reja do të jenë të bazuara në modelin kanadez, dhe do të jetë më e vështirë për të varfrit dhe të paarsimuarit për të emigruar në Gjermani, sipas draftit të parë.
Marrëveshja “i përmbahet parimit të ndarjes së azilit dhe migracionit të krahut të punës”, dhe siguron që ata që kanë të drejtën ligjore të kërkojnë azil sipas ligjit gjerman do të jenë ende në gjendje ta bëjnë këtë.
Përmbledhja e ligjit të propozuar megjithatë thotë se qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së pa arsim të lartë ose, pa një ofertë pune konkrete, nuk do të jenë në gjendje të jetojnë në Gjermani: “Ne nuk duam ndonjë imigrim nga shtetas të pakualifikuar të vendeve të treta”, thotë marrëveshja.
Ashtu si modeli i Kanadasë, emigrantët e ardhshëm do të renditeshin sipas nivelit të arsimit, moshës, aftësive gjuhësore, ofertave të punës dhe “sigurisë financiare”.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i punës Hubertus Heil dhe ministri i brendshëm Horst Seehoper.
Seehofer ka kërkuar reforma në emigracion qëkur ka marrë pozitën, madje edhe ka kërcënuar se do të dorëhiqet nëse nuk plotësohen kërkesat e tij.
“Punonjësit e kualifikuar nga rajoni janë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në konkurrueshmërinë e ekonomisë gjermane”, thuhet në dokumente, ku theksohet nevoja për punonjës të kualifikuar./Arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...