SHBA po rishikon bashkëpunimin dypalësh me Gjeorgjinë pas miratimit të ligjit të diskutueshëm të “agjentëve të huaj” që shkaktoi protesta masive në kryeqytetin Tbilisi.
Në një deklaratë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni po vendos kufizime të vizave për individët përgjegjës për “minimin e demokracisë në Gjeorgji”. Ai nuk dha emra konkretë por besohet se janë anëtarë të partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane.
Në deklaratën e së enjtes, Blinken tha se partia Ëndrra Gjeorgjiane “ka zhvilluar dhe miratuar një ligj për ‘ndikim të huaj’ që do të mbyste ushtrimin e lirive të shoqërimit dhe shprehjes, do të stigmatizonte organizatat që u shërbejnë qytetarëve të Gjeorgjisë dhe do të pengonte organizatat e pavarura të medias që punojnë për t’u sigurojë gjeorgjianëve akses në informacione me cilësi të lartë. Ndërsa qytetarët gjeorgjianë kanë shprehur kundërshtimin e ligjit, ne kemi parë indikacione të qarta të një fushate frikësimi dhe përdorimit të dhunës për të shtypur disidencën paqësore“.
Blinken shtoi se masat “bien ndesh me qëllimin e deklaruar prej kohësh të Gjeorgjisë, të pasqyruar në kushtetutën e saj, për integrimin euro-atlantik dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara”.
Kritikët thonë se ligji për “agjentët e huaj” është frymëzuar nga legjislacioni i ngjashëm i përdorur në Rusinë fqinje për të synuar kritikët e Kremlinit, një pretendim i mohuar nga partia në pushtet.
Zyrtarët në Tbilisi argumentojnë se legjislacioni do të “rrisë transparencën” e financimit të huaj.
I miratuar javën e kaluar, ligji kërkon që organizatat joqeveritare dhe mediat e pavarura që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga donatorë të huaj, të regjistrohen si organizata “që mbartin interesat e një fuqie të huaj”.
Presidentja e Gjeorgjisë ka vënë veton ndaj ligjit, por partia në pushtet ka mjaft deputetë për të anashkaluar ndërhyrjen e saj duke mbajtur një tjetër votim në parlament./abcnews.al
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...