Një ministre norvegjeze ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë në tezën e saj të magjistraturës një dekadë më parë. Një tjetër ministër në Norvegji po përballet me akuza të ngjashme.
Sandra Borch, ministrja e Arsimit të Lartë e Norvegjisë, pranoi në një konferencë shtypi më 19 janar se ishte përpjekur të shkurtonte pjesë të tezës së saj pas akuzave.
“Kur shkrova tezën e masterit rreth dhjetë vjet më parë, bëra një gabim të madh. Kam marrë tekst nga vepra të tjera pa përmendur burimin”, tha Borch për mediat lokale. “Më vjen keq”, shtoi ajo.
Sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve E24, më shumë se 20% e tezës së Borch, të cilën e përfundoi në Universitetin e Tromsø në 2024, ishte “vjedhur” nga gjashtë studentë të tjerë.
Kryeministri Jonas Gar Stere tha se veprimet e Borch “nuk janë në përputhje me besimin që është i nevojshëm për dikë që të jetë në pozicionin e ministres së arsimit të lartë”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Kujdesit akuzohet gjithashtu për plagjiaturë./abcnews.al
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...