Ministrja gjermane e mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer të martën tha se ishte një “iluzion” të mendosh se Evropa mund ta kalonte vetëm në siguri pa SHBA dhe NATO.
“Ideja e autonomisë strategjike të Evropës shkon shumë larg nëse nxit iluzionin se ne mund të garantojmë siguri, stabiliteti dhe prosperiteti në Evropë pa NATO dhe pa SHBA”, tha ajo në një fjalim kryesor në Universitetin e Forcave të Armatosura Federale Gjermane në qytetin verior të Hamburgut, transmeton portali arbresh.info
“Pa aftësitë bërthamore dhe konvencionale të Amerikës, Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbrojnë veten e tyre. Këto janë faktet e qarta,” tha ajo.
Ndër të tjera, ajo vuri në dukje se Evropa mbështetej shumë te SHBA për mbrojtjen e saj raketore dhe armët bërthamore.
“Për të kompensuar këtë do të duheshin dekada me çdo llogaritje serioze dhe do t’i bënte buxhetet tona të tanishme të mbrojtjes të dukeshin më shumë se modeste,” tha ajo.
Sidoqoftë, ajo tha se ekzistonte një konsensus i përgjithshëm politik që Gjermania dhe Evropa duhet të merrnin më shumë përgjegjësi dhe se ndryshimi i administratës në SHBA ofroi shanse të reja si dhe sfida të reja.
“Tani ne evropianët mund të tregojmë se a duam ta përdorim këtë shans dhe si,” tha ajo.
Vërejtjet e saj vijnë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron kritikoi një opinion të Kramp-Karrenbauer në Politico në fillim të këtij muaji në të cilin ajo mbështeti të njëjtat pikëpamje./arbresh.info/
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...