Ministrja e Jashtme e Bolivisë del pozitiv në testin për Covid-19

22:10 | 13 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bolivisë Karen Longaric është testuar për Covid-19 dhe ka rezultuar pozitiv.

“Ministrja është pa simptoma dhe është në vetë-izolim në shtëpinë e saj duke ndjekur terapinë mjekësore,” thuhet në një komunikatë.

Longaric është politikania e nëntë që rezulton pozitiv me koronavirus në Bolivi. Ditën e diel edhe Ministri i Ekonomisë Oscar Ortiz ka rezultuar pozitiv.

Ministria e Shëndetësisë së Bolivisë ka deklaruar se deri më tani në vend janë shënuar 48,187 raste me koronavirus, 987 raste janë shënuar vetëm gjatë të dielës, kurse numri i viktimave është 1,807./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme