Ministrja e imigracionit në Danimarkë provokon myslimanët gjatë muajit të Ramazanit

22:17 | 22 Maj 2018
Trina Galanxhi

Ministrja e imigracionit të Danimarkës është refuzuar gjerësisht, pasi sugjeroi se myslimanët duhet të marrin pushim të punës gjatë Ramazanit për shkak të rreziqeve potenciale të sigurisë ndaj pjesës tjetër të shoqërisë.

Inger Stojberg, e cila ka një reputacion për politikat e emigracionit të ashpër, tha se agjërimi gjatë ditës së punës mund të ngritë sfida për shoqërinë moderne, transmeton portali arbresh.info

Ajo ka përmendur rreziqet e mundshme për shoferët e autobusëve dhe spitaleve.

Megjithatë, kompanitë në fjalë kanë reaguar në lidhje me deklaratën e saj, duke thënë se ata nuk kanë asnjë problem me Ramazanin.

Bashkia e Danimarkës ka reaguar duke thënë se ministrja po krijon probleme që nuk egzistojnë.

Bashkimi musliman i Danimarkës ka postuar një mesazh në mediat sociale duke falënderuar znj. Stojberg për shqetësimin e saj, por theksuan se “myslimanët janë të rritur dhe dinë të kujdesën për veten dhe shoqërinë, edhe atëherë kur agjërojnë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme