Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim te Shtetet e Bashkuara, në lidhje me kufizimet e udhëtimit ndaj ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, gjatë vizitës së tij në SHBA.
Zarif arriti në Nju Jork më 14 korrik dhe pritet të marrë pjesë në një takim të OKB-së më 17 korrik.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e lejoi vizitën e tij, përkundër tensioneve të larta midis dy vendeve.
Por, Zarif lejohet të lëvizë vetëm midis Kombeve të Bashkuara, misionit iranian të OKB-së, rezidencës së ambasadorit iranian në OKB dhe aeroportit John F. Kennedy në Nju Jork, tha një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.
Ky zyrtar tha se Zarif i përdor liritë e SHBA-së “për të përhapur propagandë të keqe” dhe se ai është “zëdhënës i një autokracie që shtyp fjalën e lirë”.
Uashingtoni në përgjithësi i ndalon diplomatët e vendeve që konsiderohen armiqësore për të udhëtuar jashtë një rrezeje prej 40 kilometrash nga Rrethi Columbus i Nju Jorkut.
Pavarësisht nga kufizimet e udhëtimit, Zarif dha intervista më 15 korrik për rrjetet televizive BBC dhe NBC nga rezidenca e ambasadorit iranian në OKB.
Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, u tha gazetarëve se sekretariati i OKB-së është “në kontakt të afërt me misionin e përhershëm të Shteteve të Bashkuara dhe atë të Iranit në OKB dhe i ka përcjellë shqetësimet te vendi nikoqir”.
Marrëdhëniet SHBA-Iran janë përkeqësuar qëkur presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore vitin e kaluar dhe ka rikthyer sanksionet ekonomike kundër Iranit.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Iranin, Brian Hook, tha se asnjë zyrtar i Qeverisë amerikane nuk do të takohet me Zarifin./REL/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...