Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se fushata ushtarake e Izraelit në këtë territor deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 39.000 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 89.800 të tjerë.
Numri i ri i viktimave vjen teksa sulmet ajrore izraelite goditën jugun e Gazës dhe pjesë të tjera të territorit, duke vrarë dhjetëra persona, tha ministria.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë nuk bënë dallimi mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë./REL
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...