Ministria e Shëndetësisë së Gazës raportoi se 241 palestinezë ishin vrarë dhe 382 u plagosën në 24 orët e fundit.
Ata thanë gjithashtu se 20,915 njerëz janë vrarë dhe 54,918 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza.
Tani, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë të rajonit, Dr. Ashraf Al-Qudra, ka folur mbi shifrat e fundit, raporton skynews.
Ai tha se trupat izraelite kishin “kryer 18 masakra kundër familjeve të tëra”, duke rezultuar në vdekjen e 241 personave.
“Ne kemi frikë se shënjestrimi i afërsisë së Kompleksit Mjekësor Nasser është një përsëritje e skenarit që u zbatua kundër kompleksit mjekësor al-Shifa dhe spitaleve në Gazën veriore”, tha ai.
“U bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të mbrojnë kompleksin mjekësor Nasser dhe të mbrojnë personelin mjekësor, të plagosurit, të sëmurët dhe mijëra të zhvendosur atje”.
Ndryshe, ofensiva e Izraelit ndaj militantëve të Hamasit ka filluar pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite./telegrafi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...