Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës (MM) njoftoi se mesatarisht 6500 vullnetarë rekrutohen në të gjithë vendin çdo muaj.
Aktualisht, 10 mijë vende vakante në Forcat e Armatosura janë të hapura për ukrainasit, sipas njoftimit.
Siç shtohet, vullnetarë mund të rekrutohen në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura,Garda Kombëtare, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, Shërbimi Kufitar Shtetëror, etj.
“Treguesit e rekrutimit në Forcat e Armatosura po rriten muaj pas muaji. Mesatarisht në vend rekrutohen 6.5 mijë vullnetarë çdo muaj. Mbi 10 mijë vende të lira janë në dispozicion për qytetarët: kuzhinierë, riparues, avokatë, operatorë drone, mjekë etj. ”, tha përfaqësuesi i autorizuar i Ministrisë së Mbrojtjes për çështje të rekrutimit, Alexij Bezevec.
Më 11 qershor, Ministria e Mbrojtjes hapi një faqe interneti për reklamimin e vendeve vakante në Forcat e Armatosura të Ukrainës, duke ofruar një sërë pozicionesh.
Falë kësaj nisme, numri i vullnetarëve në ushtri është rritur në krahasim me fundin e vitit 2023, thotë Ministria./abcnews.al
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...