Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se të paktën nëntë avionë ushtarakë kinezë kaluan në atë që ishulli i vetëqeverisur e quan “hapësira e tij ajrore”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë ministrisë thuhet se forcat ajrore të shtetit-ishull i larguan avionët kinezë.
“Aeroplanët e Forcave Ajrore lëshuan paralajmërime radio dhe u vendosën sistemet raketore të mbrojtjes ajrore për të monitoruar aktivitetet”, thonë nga ministria.
Në deklaratë thuhet se avionët kinezë hynë në atë që Tajvani e quan zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore (ADIZ), në rajonin jugperëndimor të ishullit, ku jetojnë mbi 24 milionë njerëz.
Numri i lartë i avionëve që hynë në ADIZ erdhi kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, vetëm disa ditë pasi njohu dy enklavat e kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore, duke shkaktuar dënime të shumta ndërkombëtare dhe duke paralajmëruar sanksione më të ashpra ndaj Moskës.
Ndërhyrja ushtarake erdhi pas një grumbullimi njëmujor prej rreth 100.000 trupash rreth Ukrainës, ndërsa Rusia ka mohuar vazhdimisht çdo qëllim për të nisur një pushtim.
Që nga fundi i vitit të kaluar, Ngushtica e Tajvanit, e cila ndan kontinentin kinez nga ishulli i vetëqeverisur, ishte dëshmitare e tensioneve të shtuara në të gjithë vendin pasi Taipei rriti ndërveprimet me SHBA-në dhe aleatët e saj.
Përderisa Washington-i rriti aftësitë mbrojtëse të Taipeit, veçanërisht gjatë dhe pas administrimit të ish-presidentit Donald Trump, ushtria kineze rriti gjithashtu numrin e avionëve të saj ushtarakë që hynin në ADIZ, për të cilin Tajvani thotë se ndan hapësirën e tij ajrore nga ajo e Kinës.
Pekini pretendon se Tajvani, një shtet-ishull me 24 milionë banorë, është provinca e tij e shkëputur, ndërsa Taipei ka këmbëngulur për pavarësinë e tij që nga viti 1949 dhe ka marrëdhënie diplomatike me të paktën 15 vende.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...