Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: NATO na rrethon me raketa

22:21 | 2 Mars 2018
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin një total prej katërqind raketash në sistemin global të mbrojtjes nga raketat në kufirin rus, deklaroi zëvendësministri rus i mbrojtjes, Aleksandër Fomin për televizionin “Rusija 24”.

“Për momentin të gjithë janë duke punuar me të madhe për të rrethuar Rusinë me një unazë të mbrojtjes anti-raketore. Në SHBA, zonat e mbrojtjes raketore tashmë janë krijuar në Kaliforni dhe Alaska. Më tej, fusha të tillë mbrojtëse janë dormuar në Rumani dhe vendet baltike dhe së shpejti pritet që një gjë e tillë të krijohet edhe në Poloni”, tha ai, transmeton portali arbresh.info

Ai ka theksuar se SHBA-të dhe Europa kanë krijuar rezerva për vendosjën shtesë të një grupi prej 300 mijë ushtarësh.

Përveç kësaj, në Europë janë krijuar tetë qendra të kontaktit për përcjelljen e trupave hyrëse dhe vendosjen e tyre në Europën Lindore.

Duke komentuar mbi izolimin e supozuar të Rusisë, Fomin tha se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bashkëpunon me 91 vende, ndërsa bashkëpunim ushtarako-teknik ka me 101 vende./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme