Google ADS

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë| Gjithçka gati për zhvillimin e negociatave të sotme Rusi-Ukrainë

07:27 | 28 Shkurt 2022
S D

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka publikuar një foto të vendit ku zhvillohen negociatat e sotme Rusi-Ukrainë, raporton the guardian, transmeton arbresh.info.

“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për të pritur negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve”, tha ministria në një postim në Twitter rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale.

Kjo vjen pas njoftimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën se delegacionet ukrainase dhe ruse do të takohen pa parakushte në Pripyat në Bjellorusi.

Zelenskiy tha se nuk ishte i sigurt se do të kishte ndonjë përparim, por se do të përpiqej.

“Do të them sinqerisht, si gjithmonë, se nuk besoj në rezultatin e këtij takimi,” tha ai. “Por le të përpiqemi, në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, u përpoqa ta ndaloja luftën kur kishte edhe një shans.”/arbëresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme