Rënia e breshërit, reshjet e shiut dhe erërat shkaktuan dëme të pariparueshme në disa kultura bujqësore, kryesisht në atë të grurit.
Sipas profesorit të bujqësisë Imer Rusinovci, reshjet e qershorit dhe korrikut, për kulturën e grurit janë më shumë të dëmshme.
“Çdo reshje e qershorit dhe korrikut për kulturat pranverore është e mirë, ndërsa për kulturat vjeshtore duke aluduar gjithmonë në kulturën e gruri,t janë jo shumë të dëshirueshme, sepse për kulturën primare tek ne në Kosovë që është gruri, reshjet e majit janë reshje të arta këto të mëvonshmet janë reshje që shkaktojnë dëme”, deklaroi Rusinovci për arbresh.info.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk posedon informata të sakta lidhur më dëmet e shkaktuara.
Në një përgjigje për arbresh.info ata thonë se për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, fermerët mund të njoftojnë komunën që jetojnë.
“Secila komunë mbledh të dhëna dhe evidenton për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyre dhe veç e veç përgatisin raporte, të cilat pastaj i dorëzojnë në MBPZhR. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka të formuar Komisionin, i cili e bënë pranimin dhe shqyrtimin e raporteve të Drejtorive Komunale për Bujqësi për dëmet që janë shkaktuar në komunën përkatëse”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
Duke u bazuar në dëmet që shkaktojnë fatkeqësitë natyrore MBPZhR do të mbështesë fermerët për subvencionimin e 75% të primit të sigurimit.
“MBPZhR-ja duke u bazuar në dëmet që shkaktohen në kulturat bujqësore nga fatkeqësitë natyrore, këtë problem e ka trajtuar si të një rëndësie të veçantë dhe sivjet në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022, MBPZhR-ja do të mbështesë fermerët për subvencionimin e 75% të primit të sigurimit për këto kultura bujqësore: mollë, qershi, misër, fasule, dardhë, speca, kumbullë, mjedër, vishnjë, dredhëz, arrë, rrush, si dhe primin e sigurimit tradicional bujqësor për kulturën e mollës – pemishte intensive, specit – kultivimi intensiv, si dhe rrushit të verës”, thonë në ministri.
Në Institutin Meteorologjik të Kosovës bëjnë të ditur për arbresh.info se gjatë dy javëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës, mesatarisht kanë rënë rreth 32 litra për metër kub reshje të shiut.
Sipas regjioneve Rrafshi i Dukagjinit ka pasur reshje më të mëdha me 69.2mm ndërsa ajo me më pak reshje është Anamorava me 31.1mm. Rrafshi i Kosovës me 26.5mm.
“Sasia më e madhe e reshjeve gjatë kësaj periudhe prej 99.2 mm është regjistruar në Dragash, ndërsa më e ulëta prej 8.3 mm në Gjakovë”, thonë në IHMK./Ejona Hyseni/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...