Policia kundër korrupsionit e Ukrainës emëroi ministrin e Bujqësisë, Mykola Solsky si të dyshuar në një hetim penal për blerjen e paligjshme të tokës shtetërore me vlerë prej 7 milionë dollarë, tha ministri sot duke mohuar akuzat.
Solsky, i cili ka mbikëqyrur industrinë e drithërave në kohën e luftës të Ukrainës që nga marsi 2022, tha se nuk e kupton pse akuzat në lidhje me ngjarjet në 2017 dhe 2018 janë shfaqur tani, transmeton Telegrafi
“Nuk pajtohem me akuzat”, u tha ai gazetarëve në Kiev pas një deklarate nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës që detajonte gjetjet e një hetimi.
Agjencia tha se një “ministër aktual” kishte udhëhequr një skemë që synonte blerjen e tokës shtetërore me vlerë 291 milion hryvnia (7.35 milion dollarë) dhe përpjekjen për të marrë tokë me vlerë 190 milion hryvnia.
Nuk përmendi emrin e Solsky, por tha se i dyshuari ishte ish-kryetari i komitetit parlamentar agrar, një post që ai e mbante përpara se të bëhej ministër në mars 2022. Agjencia postoi një fotografi të paqartë të asaj që dukej të ishte Solsky. /Telegrafi/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’